Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet për 30 qershorin, ndërsa ka publikuar sot të tjera prova ku sipas tyre, faktohet se si u manipulua procesi i votimit. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se ka patur vota të pavlefshme në katër KZAZ në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Pogradec, të cilat i janë transferuar PS-së si të vlefshme.
“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.