
Mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës është aksidentuar një fëmijë pesë vjeçar. Sipas vetë deklarimeve të të atit por edhe Policisë së Shkodrës, fëmija ka rënë nga dritarja e makinës teksa mjeti ishte në lëvizje. Vogëlushi është gjetur në rrugë në gjendje kome nga një person tjetër, i cili me makinën e tij e ka dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Lidhur me gjendjen shendetësore të pesë vjeçarit, ka folur sot drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës Ardian Dajti, i cili e ka parë personalisht fëmijën në reanimacion.