Disa orë para protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet e automjeteve që sipas tij po i drejtohen kryeqytetit. Në faqen e tij të Facebook, Berisha ka hedhur një video ku makina të shumta me flamujt e Partisë Demokratike udhëtojnë në autostradë.
Për Berishën këto automjete janë vetëm qytetarët e Kavajës. “Kavaja marshon drejt Tiranës!”, thekson Berisha. Ndërkohë që në një postim të dytë, ai shkruan se ka një vërshim të paparë të qytetareve nga e gjithë Shqipëria drejt Tiranës.
“Vërshim i papare i dhjetra mijra qytetareve nga mbare Shqipëria ne Tirane! Tmerrohet kakistokracia! “Rama ik”, Fitore!”, shkruan Berisha.