Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO/ Izet Haxhia: Vrasja e Azemit ishte e paramenduar, disponoj tabulate telefonike që tregojnë se …

ShkodraWeb 10 February, 2018
izetHaxhiaTurqi

zet Haxhia thotë se vrasja e Azem Hajdarit ishte e paramenduar, dhe sipas tij, deri më tani është zbardhur vetëm një pjesë e saj. Në një lidhje me “Skype” nga Turqia, Izet Haxhia tha në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, se sapo të ekstradohet në Shqipëri do të kërkojë hapjen e dosjes. Ai thotë se disponon disa tabulate telefonike, që do të çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes. Izet Haxhia thotë se në këtë ngjarje janë përshirë shumë segmente, mes tyre edhe shërbimet sekrete.

PJESE NGA INTERVISTA
Kur deklaroni se vrasja e Azem Hajdarit nuk është zbardhur, çfarë faktesh dispononi ju që nuk kanë dalë deri tani? Pasi është një vrasje e veshur me mister thoni ju. 
Çështja “Hajdari” është zbardhur pjesa e ekzekutorit, pasi një ka qenë. Por kjo është një çështje shumë e komplikuar, në të cilët janë përfshirë shumë segmente. Janë përfshirë segmente nga Shërbimet Sekrete, segmente të tjerë, të cilët në bashkëpunim kanë vepruar. Nuk mund ta them me siguri por edhe shërbime sekrete të huaja kanë qenë në dijeni të këtij plani për vrasjen e Hajdarit. E them këtë pasi vrasja e tij ka qenë e përgatitur, nuk ka qenë momentale. Pas shumë analizave dhe fakteve të reja që unë kam arritur të mësoj del që ajo nuk ka qenë një vrasje momentale.

Çfarë faktesh apo informacionesh keni ju? Çfarë dispononi?
Janë tabulatet e telefonave që nuk janë paraqitur deri më sot në Gjykatë. Telefonave të Berishës, dhe Hajdarit, të cilët kanë qenë të regjistruara me emra të ndryshëm. Ato tabulate ekzistojnë.

Tabulate për ditën e vrasjes?
Po, për ditën e vrasjes dhe për orët e fundit. Ato që nga ora 3 pasdite, deri në momentin që ka arritur në Tiranë. Edhe telefonata e fundit që i është bërë atij. Janë të gjitha të regjistruara, nga kush është marrë, nga cilët numra telefoni. Janë këto telefonata që do të çojnë tek zgjidhja e këtij rrjeti të komplikuar.

Telefonata e kujt? E Berishës me kë?
E Berishës me Hajdarin, e Hajdarit me të tjerët. Sepse Azemi duke dalë nga selia e Pd ka qenë duke bërë një telefonatë, ka qenë duke folur në telefon, dhe akuza që më është bërë mua, ka qenë sikur Azem Hajdari atë telefonatë të fundit e ka bërë me mua. Në këto tabulate tregohet me kë e ka patur telefonatën.

Rreth sa telefonata janë që ju dispononi?
Sipas atyre datave që kam unë janë 12-15 telefonata që janë bërë nga ana e Berishës, që ka thirrur Azem Hajdarin atë natë.

Por ju keni vetëm tabulatet apo jo? Nuk i keni të zbardhura?
Kam numrat e telefonave të marrë nga AMC.

Po sa mund të ndihmojë tabulatet, apo mund të hidhni poshtë vetëm faktin se nuk keni qenë ju ai që jeni kontaktuar apo keni biseduar me Azem Hajdarin?
Kjo është kryesorja, pasi akuza që më është bërë dhe jam dënuar 25 vjet është se sipas tyre kam bërë telefonatë me Hajdarin, dhe e kam nxjerrë në pritë. Kjo është gjëja kryesore, me këtë akuza jam dënuar.

Post navigation

Previous: Timonieri kuqeblu, Gjoka: E prisja reagimin e ekipit, tifozët na kanë rënduar psikologjikisht
Next: Vetëvaret 23- vjeçari, ishte nën peshën e depresionit

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.