
Luiz Ejlli, që pas daljes së tij si fitues nga shtëpia e BBVip, vijon të tregojë se mirënjohja është një nga virtytet e tij të spikatura. Herë pas here ai falenderon mbështetësit, ndërsa mbrëmjen e të enjtes i ka rezervuar një surprizë atij që mund të cilësohet “njeriu i dronëve” në BBVip.
Kristi Ndoja është djaloshi që mbrëmë (të enjten) kurorëzoi në martesë lidhjen e dashurisë me Elva Pupa. Pikërisht, në njërën nga ditët më të rëndësishme të jetës së Kristit, nuk mund të mungonte Luizi, i cili ka bërë surprizë të veçantë.
La qenë vetë fituesi i BBVip, ai që publikuar video në instagram nga dasma e Kristit, duke e nisur me një falenderim.
“Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimumi që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh”, shkruan Luiz Ejlli në publikimin e tij.
Në dasëm Luiz Ejlli ka interpretuar dy këngë, ndërsa nuk kanë munguar edhe emra të tjetër të njohur të muzikës shqiptare në këtë gëzim familjar të Kristit, Elvës dhe familjeve të tyre.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!