
Lideri historik i PS-së, ish-kryeministri Fatos Nano duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ditën e premte, Nano është parë pranë Spitalit Amerikan për të marrë kujdesin shëndetësor.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet amatore të momentit kur ish-kryeministri zbret nga makina dhe futet me karrocë brenda ambienteve të spitalit.
Deri tani, nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me gjendjen shendetësore të ish- kryeministrit, i cili shihet të vendosë edhe maskën para se të futet në mjediset e spitalit. Gjatë zbritjes nga makina, Nano shoqërohet nga bashkëshortja Xhoana dhe një shoqërues.




