ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ Ish- “kaubojsi” i PS-së publikon pamjet dhe ironizon Metën duke e kopjuar: Tall leshin me shqiptarët, ka vjedh floririn…Nard Ndokës i vjedh…

Ish- deputeti i PS-së Eduart Ndocaj, ka ironizuar Presidentin Ilir Meta me anë të një videoje të shpërndarë në rrjet. Ditën e djeshme Meta shpërndau një video ku këshillonte shqiptarët se në det është më mirë se në pishinë duke hedhur edhe një ‘ngacmim’ për Ramën. Ky i fundit ditën kur presidenti Meta po e priste në zyrë kreun e qeverisë nga ora 05:00 të mëngjesit, nuk shkoi, por zgjodhi që të bënte not në një nga hotelet shumë pranë Presidencës, fakt që u evidentua nga kreu i shtetit në konferencën për shtyp, kur dekretoi 13 tetorin si datën tjetër të zgjedhjeve vendore.

Ndërsa nga ana tjetër Ndocaj akuzon, Metën se po i vjedh shprehjet Nard Ndokës. “Presidenti LSI Ilir Meta tallet me qytetarët që skan mundësi me ba asnjë ditë plazh, po ky parazit i vetshpallur hero apo patriot falls nje maskara president, tallë leshin me shqiptaret që u ka vjedh floririn , banken e shqiperis bashk me Fullanin, pasurit komtare,kromin e bulqizes , bregdetin dhe shpresen per te jetuar ne shqipëri, tani i ka vjedh batutat edhe Nard Nokes. Meta, tha se eshte me mire ne det se ne pishin uje”, shkruan Ndocaj.

Për herë të parë Presidneti ka fol mire qenka më mir ëmë shku në plazh në det se në pishinë qenka uji shumë ma i pastër. Bravo Ilir!” ka thënë ai në video.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.