Galatasaray ka arritur të fitojë minimalisht 2-1 sot në sfidën e Superligës turke kundër Trabzonspor, por goli i realizuar nga miqtë në minutën e fundit ka qenë më shumë se spaktakolar.
Protagonist i këtij goli në kufijtë e e të pabesueshmes ka qenë ish-futbollisti i MIlan, Juraj Kucka. Mesfushori sllovak pas një faulli të fituar në mesin e fushës e ekzekuton atë në mënyrë të befasishme, duke parë edhe që portieri ka dalë më shumë se ç’duhej nga porta.
Pavarësisht mundimit të këtij të fundit për t’a evituar, ai top nuk ndalet së shkuari në portë për të prodhuar këtë gol të magjishëm. Kjo perlë sigurisht është shijuar në heshtje edhe nga tifozët vendas të ekipit nga Stambolli./balkanweb/
https://www.youtube.com/watch?v=2FoGR48OWXg
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!