Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – IRSH organizon “Përballjen e Ofertave Politike” për Shkodrën, vetëm Bardh Spahia merr pjesë, mungojnë 2 kandidatët e tjerë

ShkodraWeb 24 February, 2022
bardh spahia irsh

Shoqata “Intelektualët e Rinj, Shpresë” kishte njoftuar në faqen e vet zyrtare në Facebook Forumin Publik mes qytetarëve dhe kandidatëve për Kryetar Bashkie, në kuadër të nismës POP – Perballja e Ofertave Politike.

Sipas njoftimit zyrtar, pritej që sot, duke nisur nga ora 16:00 tre kandidatët për Bashkinë e Shkodrës, të uleshin kerah njeri- tjetrit për t’ iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme nga audienca.

Të ftuar kanë qenë qytetarët, organizatat e shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve dhe mediat të bëheshin pjesë këtij forumi diskutimi. Eventi, ishte njoftuar se do të transmetohej në platformën Zoom.

Sipas një video të shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook të IRSH- së, Bardh Spahia ka qenë kandidati i vetëm që ka dalë para audiencës, ndërsa Angoni dhe Bushati, nuk kanë qenë të pranishëm. Sipas organizatorëve, për shkak të agjendës së takimeve në kuadër të fushatës elektorale.

Në fjalën e tij, ndër të tjera, kandidati i “Shtëpia e Lirisë” Spahia vlerësoi se data 6 mars është ditë historike për Shkodrën e mbarë Shqipërinë.

“Ky është moment historik. Kemi shumë punë për të bërë. Ftoj të gjithë qytetarët që të bashkohen me këtë ndryshim të madh që do nisë me Shkodrën, por do të përhapet në të gjithë Shqipërinë. Unë besoj se edhe shëndetësia ka nevojë që të përmirësohet, mos të ketë më korrupsion e situata të jetë më e stabilizuar”, deklaroi Spahia.

Në këto ditë të fushatës elektlorale të 6 mars 2022, është hera e dytë që kandidatët tërhiqen nga debati publik me Bardh Spahinë. Më herët, në një debat përmes Skype në RTSH24, kandidati Bushati nuk u paraqit online, ndërsa Angoni u largua pas rreth 3 minutave me justifikimin se kishte agjendën e takimeve të ngjeshur.

Post navigation

Previous: “Na duhet fitorja…”, flet Mevlan Adili i Vllaznisë: Më vjen keq për Skënderbeun por…
Next: Nuk morën votat e nevojshme por u zgjodhën anëtarë të KLGJ- së, mes tyre edhe pedagogia shkodrane e Juridikut

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.