Reshjet e borës janë intensifikuar ndjeshëm pasditen e kësaj të diele në zonat malore të qarkut të Shkodrës. Reshjet kanë nisur dhe vijuar gjatë paradites në Vermosh, Theth dhe Bogë të Malësisë së Madhe.
Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, intensiteti i reshjeve të borës është shtuar dhe tashmë trashësia e saj në disa zona, arrin në 30 cm. Kompanitë kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve janë në punë dhe deri tani, nuk raportohet probleme për qarkullimin rrugor.