Skip to content
12 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Video News

VIDEO – Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor, Ministria e Shendetësisë shpjegon situatën dhe parandalimin

ShkodraWeb 8 August, 2024
silva bino ethet e nilit 2024

Shkruan në Facebook Albana Koçiu, ministre e Shendetësisë dhe mMbrojtjes Sociale: Qëndroni të qetë, por vigjilentë. Rritni ndërgjegjësimin dhe zbatoni masat mbrojtëse.

Infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht nga pickimet e mushkonjave të infektuara. 80% e njerëzve të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% përjetojnë ethe dhe dhimbje. Vetëm 1% zhvillojnë forma të rënda.

MSHMS sëbashku me ISHP, Operatorin e Kujdesit Shëndetësor dhe pushtetin vendor ka marrë masat duke kryer procesin e dezinsektimit dhe kryen monitorimin etomologjik periodik në të gjithë vendin.

Ndërkohë, në faqen e Ministrës së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në internet, është shpërndarë informacioni si më poshtë: 

Si transmetohet infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor?

Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja. Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit. Kuajt, njësoj si njerëzit, janë bartës që pavaresisht se ata infektohen, nuk e përhapin direkt infeksionin. Deri më sot, nuk ka ndodhur asnjë transmetim i virusit nga njeriu tek njeriu përmes kontaktit rastësor apo nepermjet mushkonjave, dhe nuk është raportuar asnjë transmetim i virusit të Nilit Perëndimor te punonjësit e kujdesit shëndetësor kur janë zbatuar masa parandaluese standarde të kontrollit të infeksionit.

Çfarë shenjash ka infeksioni nga virusi i Nilit Perëndimor?

Infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar. Vetëm rreth 20% e njerëzve të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor zhvillojnë sëmundjen. Kur shfaqen shenjat ato përfshijnë: ethe, dhimbje koke, lodhje, dhimbje trupore, të përziera, të vjella, herë pas here skuqje të lëkurës dhe fryrje të gjëndrave limfatike.

Shenjat e sëmundjes së rëndë (si encefaliti, meningiti ose paraliza flakside akute) përfshijnë: dhimbje koke, temperaturë të lartë, ngurtësim të qafës, mpirje, çorientim, gjendje kome, dridhje, konvulsione, dobësi muskulore dhe paralizë.dhe shfaqen vetem ne 1% te personave te infektuar.

Forma të rënda të sëmundjes mund të shfaqen te njerëzit e çdo moshe, por personat mbi moshën 60 vjeç dhe personat me imunitet të ulët janë më të rrezikuar. Periudha e inkubacionit është zakonisht 3 ditë deri në 14 ditë.

Si vendoset diagnoza?

Virusi i Nilit Perëndimor mund të diagnostikohet me një sërë testesh duke analizuar lëngun e trunoshpinor,urinen, gjakun apo mostrat e serumit të marra nga pacientët e infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor, në periudhën kur paraqesin shenja klinike.

Trajtimi

Nuk ka trajtim specifik për pacientët me sëmundjen që prek sistemin nervor, shkaktuar nga virusi i Nilit Perëndimor. Trajtimi është vetëm mbështetës dhe simptomatik.

Parandalimi

Kufizimi i rrezikut të infektimit te njerëzit

Në mungesë të një vaksine, e vetmja mënyrë për të zvogëluar infektimin e njerëzve është rritja e ndërgjegjësimit mbi faktorët e rrezikut, dhe edukimi i njerëzve për masat që duhet të ndërmarrin për të zvogëluar ekspozimin ndaj virusit.

Kontrolli i mushkonjave

Parandalimi efektiv i infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor te njeriu varet nga programet e kontrollit të integruar të mushkonjave në zonat ku ndeshet virusi.

Parandalimi i infeksionit në mjediset e kujdesit shëndetësor

Punonjësit e kujdesit shëndetësor që kujdesen për pacientët që dyshohet ose që konfirmohet se kanë infeksion të virusit të Nilit Perëndimor, ose që trajtojnë mostra prej tyre, duhet të zbatojnë masat e pergjithshmetë kontrollit të infeksionit.

Parandalimi i transmetimit të virusit në kuaj dhe zogj.

Meqenëse shpërthimet e virusit të Nilit Perëndimor në kafshë i paraprijnë infektimit të rasteve në njerëz, krijimi i një sistemi mbikëqyrës të shëndetit të kafshëve për zbulimin e rasteve të reja në zogj dhe kuaj, është thelbësor për paralajmërimin e hershëm të autoriteteve të shëndetit publik dhe veterinar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Shqipëria humb një tjetër mundësi për medalje në Olimpiadë, rusi Abarakov mundet në çerekfinale…
Artikull pas: OPINION – Nepotizmi, mitmarrja, ulja e studentëve, sfidat e rektorit Tonin Gjuraj në Universitetin “Luigj Gurakuqi”

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025

TË FUNDIT

  • “Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë 11 July, 2025
  • VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren… 11 July, 2025
  • NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër… 11 July, 2025
  • “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin 11 July, 2025
  • VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikthimin në identitet të zonave ku u shembën ndërtimet pa leje në Theth 11 July, 2025
  • Superaksioni me 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë, SPAK jep informacionin 11 July, 2025
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa komisariatesh, ja kush caktohet në Shkodër… 11 July, 2025
  • VIDEO – “E vërteta për tregun e Zdrales”, imam Muhamed Sytari sqaron procesin nga viti 2013 e në vijim 11 July, 2025
  • VIDEO – “Histori suksesi për Shkodrën dhe për Shqipërinë”, Europiani U-16 i basketbollit, reagon Benet Beci 11 July, 2025
  • VIDEO – Sulmi me molotov ndaj fadromës së IKMT- së në Theth, Policia e Shkodrës jep informacionin zyrtar 11 July, 2025
  • Zgjedhjet e 11 maj 2025, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK… 11 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksion në shakallë të gjërë në SPAK në Shkodër, lëshohen 13 urdhër- arreste, edhe policë… 11 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025
peragine katedrale shkoder 2025
  • Aktualitet

“Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

ShkodraWeb 11 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.