Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Imzot Massafra jep mesazhin e Krishtlindjes, i fundit në pozicionin që ka në krye të Arqipeshkvisë Shkodër- Pult

ShkodraWeb 24 December, 2024
massafra krishtlindje 2024

Shumë të dashur,

Jemi duke kremtuar solemnitetin e madh që i bashkon të krishterët anembanë botës në adhurimin e thellë të misterit të parë themelor të fesë sonë: Mishërimi i Fjalës së Hyjit, i cili, me dëshirën e tij, zgjodhi që të bëhej anëtar i familjes njerëzore. Në fakt, “Hyji që të krijoi pa ndihmën tënde, nuk mund të të shpëtojë pa këtë ndihmë”: kështu shprehej Shën Agustini (Sermoni CLXIX, 13), duke na bërë të kuptojmë se cila është metodologjia e Hyjit për shpëtimin e njerëzimit.

E pra, Hyji e përdori fillimisht këtë metodologji për veten e tij duke marrë natyrën njerëzore në mënyrë që të ofrojë më pas jetën e tij për shpëtimin e botës. Por këtë metodologji ai na e propozon edhe neve, duke na ftuar që të bashkëpunojmë me Të në veprën e shpëtimit.

Si Kishë në Shqipëri, më 16 nëntor të këtij viti, morëm një hir të madh me Lumnimin e Martirëve tanë Luigj Paliqi dhe Gjon Gazulli: dy shembuj të mrekullueshëm të bashkëpunimit aktiv me Hyjin për shpëtimin e botës. Sakrifica e jetës së tyre, në fakt, nuk ishte qëllim në vetvete, por kontribuoi në rivendosjen e drejtësisë dhe të paqes në popullin e tyre: në këtë mënyrë ata u bënë instrumente në duart e Hyjit për shpëtimin e vëllezërve dhe të motrave të tyre që ndodheshin në vështirësi të mëdha.

Me këtë Krishtlindje të Zotit përurohet edhe Viti i Jubileut, i cili dëshiron të jetë një kohë e rivendosjes së ekuilibrave mes Hyjit dhe njerëzimit, mes njerëzve dhe krijimit, mes njeriut dhe njeriut.

Jubileu 2025, me temë “Shtegtarë shprese”, na kujton para së gjithash gjendjen tonë në këtë tokë që është pikërisht ajo e “shtegtarit”, domethënë ajo e “kalimtarit”, duke relativizuar gjithçka në Hyjin; dhe më pas duke na nxitur që ta jetojmë kohën e shtegtimit tonë në këtë tokë me shpresë, domethënë duke ushqyer brenda vetes dëshirën për të mirën, e cila nuk duhet të mposhtet nga shkurajimi që e keqja vazhdon të mbjellë për shkak të luftërave, trazirave natyrore apo ligësisë njerëzore.

Prandaj, mesazhi im i urimeve për këtë Krishtlindje 2024, i fundit i shërbimit tim si Bari i kësaj Arqipeshkvie të Shkodër-Pult, dëshiron të jetë ky:

* Të mësojmë nga Hyji metodologjinë e mishërimit, duke e zbatuar atë në jetën tonë kishtare dhe shoqërore, duke u bërë bashkëpunëtorë aktivë të Hyjit për shpëtimin e botës sonë.

* Të mësojmë që të relativizojmë gjithçka në Hyjin, duke bërë gjithçka për Të, ashtu si Jezusi erdhi në këtë botë për të bërë vullnesën e Atit (krh. Gjn 18,11).

* T’i rivendosim ekuilibrat e prishur për shkak të mëkatit duke bërë gjithmonë të mirën dhe atë që është e drejtë, duke vënë në praktikë urdhërimet e Hyjit, që rregullojnë marrëdhëniet tona me Të, me të afërmin tonë dhe me të gjitha krijesat.

* Dhe, në fund, uroj që shpresa të mos mungojë kurrë në zemrat e secilit prej jush: ajo ushqeftë dëshirën për një botë më të mirë dhe qoftë stimuli i nevojshëm, me qëllim që secili ta bëjë të mirën dhe të angazhohet aktivisht në sferën kishtare dhe civile.

Shumë të dashur, mbërriftë te ju ky urim mirësie dhe shprese që Zoti Jezus dëshiron për të gjithë:

* Të gjitha familjeve të kësaj toke të dashur shqiptare dhe në veçanti atyre të kësaj Arqipeshkvie, ju uroj që të kenë marrëdhënie të shëndosha sipas modelit të Familjes së Shenjtë.

* Të rinjve ju uroj që t’i hapen jetës, që të mos shkurajohen në ndërtimin e të ardhmes së tyre duke ndjekur rrugën e të mirës.

* Atyre që ende jetojnë në vështirësi sociale dhe ekonomike, ju uroj që të gjejnë mbështetjen e institucioneve përkatëse.

* Të sëmurëve, në shtëpi ose në struktura të kujdesit shëndetësor, ju uroj që të ndihen se trajtohen si njerëz dhe jo si numra.

* Personave të moshuar dhe të vetmuar që ndjejnë humbjen e shkaktuar nga mërgimi në masë, ju uroj që të gjejnë ngushëllim në mbështetjen e bashkësisë.

* Mërgimtarëve që jetojnë larg tokës dhe shtëpisë së tyre, ju uroj që të mos e humbasin dashurinë për atdheun e tyre dhe shpresën për një kthim të mundshëm të lehtësuar nga kushte më të mira të jetesës.

* Të burgosurve ju uroj që të shpresojnë edhe një herë në një jetë të ndershme dhe në një shans të dytë.

Urimet më të mira për gjithë të krishterë, katolikë, ortodoksë dhe vullnetmirë. Gëzuar Krishtlindjen dhe një 2025 plot shpresë dhe gëzim.

Post navigation

Previous: NGA DOM GJERGJ META – Vigjilja e Krishtlindjes, paqja dhe shpresa janë dy fjalët që dëshiroj t’ju dorëzoj të gjithëve ju sot
Next: “Isha për një çështje që nuk lidhet as me krimin as me korrupsionin”, Bardh Spahia flet pas daljes nga SPAK…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.