
“Është fundi i një politike të mbrapshtë”, kështu është shprehur drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi në takimin e radhës në turin elektoral që po vazhdon me intensitet.
Ai ka thënë se “11 maji nuk është thjeshtë një rotacion politik”, teksa ka shtuar se me “11 maj, i heqim Shkodrës barrën mbi shpindë dhe njerëzve të zakonshëm, lakun nga fyti”.
“Kudo, sepse 11 Maji nuk është thjeshtë rotacion politik. Është fundi i një politikë të mbrapshtë dhe kujtesa e barrës që ka mbajtur Shkodra këto vite. Më 11 Maj, i heqim Shkodrës barrën mbi shpindë dhe njerëzve të zakonshëm, lakun nga fyti.”, shkruan në rrjetet e tij sociale nënkryetari i PDSH- së Luçiano Boçi.