Skip to content
16 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “I falen 23 ha tokë, miliona euro abuzim me taksat”, Eliona Shkreli: Mbesa e Ulsi Manjës merr në…

ShkodraWeb 8 February, 2025
eliona landfilli bushat 2025

Që Edi Rama e përdor pushtetin e tij si çiflig për përfitime personale për veten dhe familjen kjo nuk është ndonjë gjë e re për Shqiptarët. Por duket se shembullin e tij po e ndjekin me devotshmëri të pazakontë dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, që zhvasin ç’të munden dhe përdorin çdo mjet për të abuzuar me taksat e shqiptarëve për veten dhe familjarët e tyre.

Një prej tyre është dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, një personazh i famshëm në përgjimet e dosjes 184 të Dibrës teksa premtonte rritje në detyrë për manipuluesit e votavve. Në emisionin investigativ “Piranja” të datës 7 shkurt, tregohej se si Ulsiu i Drejtësisë ka menduar të “rehatojë” mbesën e tij, Pranvera Manja, e cila e pakënaqur me rrogën që merr në Bashkinë e Tiranës ku rezulton e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj synon ti hyjë biznesit të mbetjeve. Një skemë abuzimi mjaft me leverdi siç u provua nga skema e inceneratorëve, ku pronarë faktik rezultojnë Edi Rama dhe Erjon veliaj

Mbesa e Manjës me bekimin e xhaxhait të saj Ministër kthen sytë nga landfillli i Bushatit që menaxhon mbetjet e e bashkisë Shkodër por dhe asaj të Lezhës ku Ulsiu i drejtësisë është drejtues politik i qarkut për Rilindjen.

Për menaxhimin e landfillit Këshilli i Komunës Bushat në vitin 2010 krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Po, në qershor të atij viti Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat”vendos që këtë punë t’ja ngarkojë kompanisë private “Becker Albania”, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi të landfillit për një afat 10 vjeçar.

Në shtator të vitit 2018, pronarë të kompanisë Becker bëhen Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Çmimi i blerjes së kompanisë është 3.5 milion lekë të rinj ose 35 milionë lekë të vjetra.

Në vitin 2020 pra dy vjet pasi në lojë kishte hyrë mbesa e Ulsiut, këshilli Bashkiak i vaut të Dejës vendos që të shtojë sipërfaqen e landfillit me plot 23 hektarë, ose 230 mijë metra katrorë pavarësisht se kompania vepronte në kushtet e monopolit dhe nuk merrte përsipër asnjë investim

Nga ana tjetër, kontrata me Becker e cila duhej të përfundonte në vitin 2020, po me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau i Dejës e cila kontrollohej totalisht nga mazhoranca së bashku me kryetarin, vendos shtyrjen e kontratës me 25 vite të tjera, pa pasur anjë ofertë tjetër dhe pa pasur asnjë kompani në garë.

Afati jo vetëm që zgjatet, por tashmë dhe çmimi që bashkitë e qarqeve dhe operatorët privatë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë ton mbetje. Një rritje çmimi pa bërë më parë një studim fizibilitieti nga ana e autoritetit që po ndryshon kontratën, për të parë kostot që duhet për përpunimin e mbetjeve, tarifën që del në bazë të këtyre kostove dhe marzhin e fitimit që duhet të ketë kompania që merr përsipër menaxhimin

Në rast se shohim grafikun e të ardhurave ët Shoqërisë vërejmë se megjithëse në fillimet e saj ka pasur të ardhura të ulta deri në 43 mijë euro në vit pas hyrjes në lojë të fisit Manja, dhe pas rinovimit të kontratës të ardhurat kapin majat. Për shembull vetëm në harkun kohor 2019-2024 nga dy bashkitë në fjalë janë paguar 2 milionë euro.

E gjithë kjo mrekulli financiare vjen me shtesën e kontratës për 25 vjet, zgjerimin e objektit të mbetjeve që depozitohen në landfill dhe me shtrenjtimin e tarifave, e cila çuditërisht koincidon me ardhjen e pronarëve të rinj.

Pyetjet që ne i drejtojmë Bashkisë Vau i Dejës por dhe institucioneve të Drejtësisë që duhet të monitorohen nga Ulsi Manja janë: Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën “Becker”.

A ka pasur ndikim politik për përfshirjen si aksionare të mbesës së Manjës në këtë aferë, apo pronari faktik i landfillit të Bushatit është vetë Ministri, pasi shembulli është dhënë më parë me inceneratorin e Tiranës? /Deklaratë e lexuar nga kryetarja e PD- së Shkodër, Eliona SHKRELI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Karnavalet në Shkodër, këtë vit do të ketë një javë aktivitete të larmishme për çdo moshë…
Artikull pasardhës: “Do të jem deputet i Shkodrës”, Tom Doshi njofton kandidimin: PSD rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 majit

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 prill 2026…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 prill 2026… 16 April, 2026
  • IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti… 15 April, 2026
  • EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari… 15 April, 2026
  • VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit 15 April, 2026
  • NGA ERVIS KRYMBI – 47 vite nga tërmeti i 15 prillit 1979, pasojat e rënda dhe rindërtimi… 15 April, 2026
  • 59- vjeçarja dërgohet me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, konsumoi mbidozë ilaçesh… 15 April, 2026
  • FOTO TË RRALLA ME NGJYRA – 15 prill 1979, termeti që zgjoi frikshëm Shkodrën, në kujtesën e drejtuesit lokal komunist të kohës 15 April, 2026
  • DETAJET – Kryeministri Rama thirret si dëshmitar në Gjykatën e Posaçme, ja cila është çeshtja në gjykim 15 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 15 prill 2026… 15 April, 2026
  • “Xhaxhi Enver ka me e marrë n’gji Kosovën”, aktori Çun Lajçi tregon ndodhinë në Shkodër në 1978 me bukën… 14 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 16 prill 2026…

ShkodraWeb 16 April, 2026 0
menduh derguti 2025

IN MEMORIAM – Një vit nga ndarja nga jeta e ish- deputetit dhe ish- rektorit të UNISHK, Menduh Derguti…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
ure shenkoll lezhe 2026

EMRI – Peshkonte me kallam dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb tragjikisht jetën 46- vjeçari…

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
mirsad basha lokaliiii bashkia 2026

VIDEO – Bashkia e Shkodrës reagon për shembjen e një pjesë të lokalit në zonën e pedonales së qytetit

ShkodraWeb 15 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.