Skip to content
19 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “I dha 52 mln lekë kompanisë pa realizuar punën”, PD vijon sulmet ndaj kryebashiakut të Vau Dejësit Mark Babani

ShkodraWeb 10 October, 2022
luciano boci akuza mark babanit 2022

Sot nga foltorja e PD po paraqesim denoncimin e radhës mbi vjedhjen e radhës, e cila nuk duket të jetë as e para dhe as e fundit. Partia Demokratike ka paraqitur në SPAK kallëzimin me nr.protokolli 79, më datë 24 nëntor 2021.

Objekti i kallëzimit ka të bëjë me një kontratë të Bashkisë së Vau i Dejës për “Rikonstruksionin e rrugës Vilë, Njësia Administrative Temal, për të cilin është shpallur fituese, më 25 mars 2021, operatori me inicialet L.C. 12 ditë më vonë Bashkia ka lidhur kontratën prej 51. 2 milion LEK me këtë firmë.

Referuar dokumentacionit, punimet kane filluar më datë 7 qershor 202l, dhe më datë 9 korrik 2021 është shlyer një pjesë e shumës, prej 34.8 milion LEK.

Po sipas këtyre dokumenteve operatori me inicialet L.C për 32 dite punë ka realizuar 68% të punimeve. Gjë e pabesueshme duke marrë parasysh se afati i realizimit të punimeve, sipas DST, është 187 ditë kalendarike, por edhe terrenin, siç do ta shihni në fotot bashkangjitur.

Më datë 20 gusht 2021 është shlyer edhe situacioni përfundimtar me vlerë 16.3 milion LEK.

Kontratat janë firmosur, paratë janë derdhur në llogaritë e kompanisë me firmën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, por VINI RE! Puna e specifikuar në dokumentacion nuk është bërë!

Për mediat do të shpërndajmë fotot dhe të gjithë dokumentacionin përkatës, por më poshtë po bëjmë një përmbledhje blic të fakteve:

1. Investimi është realizuar në masën 0%, pra nuk është bërë asnjë punë;

2. Në anën tjetër, shlyerja/likuidimi është bërë në masën 100%;

3. Preventivi dhe projekti fillestar janë ndryshuar totalisht, duke hequr 5 nga 8 zërat e punimeve.

4. Në akt-konstatimin e Drejtorisë së Anti-korrupsionit rezulton që çmimet në preventiv janë më të larta se ato të manualit.

5. Objekti nuk është marrë në dorëzim dhe nuk ka pasur komision monitorimi dhe marrje në dorëzim të objektit të përfunduar. Me sa duket nuk ka komision aq të guximshëm sa të marrë në dorëzim punë të papërfunduara!

6. Punimet referuar proces-verbalit të Aktit të Kolaudimit datë 15.09.2021 punimet janë realizuar për 65 ditë, kur në fakt duheshin 187 ditë.

7. Fotot e raportit teknik të tenderuar, dhe ato të bëra më datë 14 nëntor 2021, tregojnë një situatë identike të rrugës, si para dhe “PAS” punimeve.

8. Janë falsifikuar të gjitha dokumentet, të cilat pasqyrojnë të dhëna të pavërteta, dhe janë firmosur JO NGA KOMISIONI, por nga KRYETARI BASHKISË, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe duke pasqyruar në to të dhëna të rreme, sikur është bërë punë.

Është pra e qartë se qytetarëve të Vaut të Dejës u janë vjedhur plot 51.2 milion LEK duke falsifikuar dokumentet, duke quajtur të bëra punët e pabëra, dhe duke futur paratë në xhep.

I bëjmë thirrje administratës së Bashkisë së Vaut të Dejës të distancohet nga aktet flagrante të vjedhjes së pasurisë publike dhe të mos bëhet pjesë e proceseve false që, jo vetëm dëmtojnë bashkëqytetarët e tyre, por edhe i ekspozojnë ata vetë para ligjit.

Përsërisim thirrjen për SPAK dhe i kërkojmë shqyrtimin urgjent të dosjeve për të cilat kemi ngritur padi, por ka hetime dhe konstatime edhe nga Drejtoria e Anti-korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar! /Deklaratë e PD- së lexuar nga nënkryetari Luçiano BOÇI/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Qytetarët e Shkodrës të kuptojnë që me 6 mars nuk ishte zgjedhja më e mirë”, Taulant Balla mesazh për shkodranët
Artikull pasardhës: VIDEO – “Skender Gjinushi matrapaz”, 50 vjetori i Akademisë së Shencave, Berisha: Shiti partinë për akademinë…

TË FUNDIT

rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • Afati i fundit 31 janari 2026, a do të përmbyllet procesi i zgjedhjeve në disa degë të PD- së? 18 January, 2026
  • KRENARI – Gjen në anije borsetin me 8 mijë euro, 69- vjeçarja shqiptare e dorëzon në polici… 18 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
berisha smart city 2026

VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.