
Në hytben e të premtës së fundit të muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka përcjellë mesazhe të forta para besimtarëve.
Ai është ndaluar në ecurinë e muajit të Ramazanit në disa vënde si Gaza, duke u ndalur tek vështirësitë dhe mizoritë me të cilat u përballën myslimanët atje.
Myftiu Sytari ka sjellë në vëmendje edhe mungesën e reagimit nga drejtuesit e shteteve apo edhe ata që kanë ndikim në arenën ndërkombëtare.
Sytari ka përcjellë urimet e tij për besimtarët por edhe për Shkodrën në prag të Bajramit të Madh, i cili shënon edhe mbylljen e muajit të Ramazanit për bsimtarët myslimanë.