Pas Anglisë, vjen blofi tjetër i Euro 2020. Franca nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në Budapest ndaj Hungarisë. Kampionët e botës shkojnë në 4 pikë, por duke pasur në grup Portugalinë dhe Gjermaninë, asgjë nuk kanë të sigurtë, sidomos për kreun.
Antoine Griezmann ishte protagonist i një gabimi të pabesueshëm. Ylli i Barcelona-s e ka dërguar topin në duart e portierit me portën e boshatisur. Fatmirësisht për të, anësori ka ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje.
Por nëse Griezmann ishte jashtë loje, ajo e Benzema në 30’ është një tjetër rast flagrant. Pas një pasimi spektakolar të marrë nga Mbape në zonë, Benzema nuk shënon dot i vetëm me portierin, duke e gjuajtur topin jashtë.
Rregulli i pashkruar i futbollit, po nuk shënove, e pëson, është verifikuar në fundin e pjesës së parë, me Hungarinë që ka shënuar me Fiola-n pas një aksioni perfekt. Pjesa e parë mbyllet 1-0.
E dyta nis me ritmin e Francës, Dembele godet shtyllën, por gol ende jo. Gjithsesi, Franca barazon në minutën e 66’. Një goditje dënimi e rrezikshme për hungarezët ka sjellë golin e francezëve.
Autori ishte Griezmann, i cili ka përfituar nga një gafë në mbrojtje. Pjesa tjetër e ndeshjes ka vetëm një skenar, me Francën që sulmon dhe Hungarinë që mbrohet. Por vetëm një rast i Mbappe, që pritet nga portieri, nuk mjafton Franca ngec dhe Hungaria që shpreson.