VIDEO – Humbin betejën me Covid- 19 edhe dy pacientë në Infektiv, Malësia e Madhe dy raste të reja…

Dy pacientë me COVID-19 ndërrojnë jetë tek Infektivi. Bëhet fjalë për dy të moshuar, të moshave 67 dhe 69 vjeç. Ndërkohë, vijon shtimi i rasteve të reja me Covid-19 ne gjithe vendin. Testimi i bërë në personat e dýshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 74 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja është: 22 në Tirane, 12 në Kruje, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast, në Lushnje, Gjirokaster, Pogradec, Diber dhe Kolonjo.


Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shendetësisë pas testimeve të bëra pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve të dýshuara.

 ABCOM ║ VODAFONE