
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Shkodër këtë të martë, pranë kryqëzimit të fshatit Gjadër.
Një turist i huaj ka humbur kontrollin e motorit, duke u përplasur me një automjet dhe për pasojë ka humbur jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.




