Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, vik tima është një 55-vjeçar i identifikuar si Novruz Havaraj. Bëhet me dije se vik tima është aksidentuar nga një eskavator që po kryente punime. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fushë-Dukat në Vlorë, ndërkohë që policia ende nuk ka një reagim për aksidentin.
Një tjetër aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Ciflig në Korçë, ku dy makina një tip ‘Benz’ dhe një ‘Mitsubishi’ janë përplasur mes tyre. Nga aksidenti kanë mbetur të pla gosur 2 persona, që janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës. Gjendja e tyre nuk dihet ende, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.