VIDEO – Holanda nuk fal, tre gola Maqedonisë së Veriut dhe siguron daljen nga Grupi C për në fazën tjetër

Mësohen dy skuadrat që kualifikohen nga Grupi C. Holanda dhe Austria kalojnë më tej, eliminohet Maqedonia e Veriut, ndërsa Ukraina me 3 pikë duhet të presë.

Holanda është e dyta pas Italisë që kalon në fazën jetër me pikë të plotë, pasi mundi edhe Maqedoninë e Veriut 3-0. Holanda, pas frikës fillestare me golin që iu anulua Maqedonisë së Veriut, teksa Trickovski ishte në pozicion jashtë loje, ka gjetur rrjetën me Memphis Depay. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Me nisjen e pjesës së dytë Holanda gjeti edhe golin e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Këtë herë shënuesi ishte një tjetër, edhe pse asisti erdhi nga Depay.

Wijnaldujm realizoi për portokallinjtë, duke mos e vënë në dyshim suksesin, sepse 7 minuta më pas shënon edhe të dytin personal dhe të tretin për Holandën. Tre gola për kapitenin tulipan në këtë Evropian.

ShkodraWeb Channel

Open

Close