VIDEO – Historike, Florian Marku kampion bote në boks për federatën “IBF”, mund me pikë ukrainasin…

Florian Marku ia ka dalë të fitojë titullin kampion bote për federatën IBF. “Mbreti” shqiptar ka triumfuar me pikë, ndaj ukrainasit Maksim Prodan, pas plot 10 raundesh të zhvilluara.

Marku ishte dominues ndaj kundërshtarit të tij. Edhe pse nuk arriti ta hidhte me “nokaut” ukrainasin Prodan.

Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

ShkodraWeb Channel

Open

Close