
Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpalli Pavarësinë e saj, e në të njëjtën ditë, vetëm pak momente pasi Kuvendi i Kosovës kishte marrë vendimin e rëndësishëm, erdhi në jetë një vogëlushe. E ëma e saj tregon se sapo solli në jetë vajzën, ekipi mjekësor e uroi dhe i dha lajmin e mirë.
Ajo thotë gjatë një interviste për REL:
“Ekipi mjekësor tha: ti je ajo që na solle Pavarësinë në jetë. Më uruan për vajzën dhe për Pavarësinë e vendit.”
Ajo që shikoni në video është Pavarësia 10-vjeçare, e cila aq vite sa ka edhe Kosova. Është nxënëse e klasës së katërt në një shkollë fillore në Lipjan. Pavarësia është nxënësja më e veçantë e kësaj shkolle për shkak të emrit dhe ditëlindjes së saj
Ajo është fëmija i parë i Xhevdetit dhe Lumturies. Erdhi në jetë pak minuta pasi Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë e shtetit më të ri në botë. /REL/







