
Drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka zhvilluar takime në Njësinë Administrative të Rrethinave. I shoqëruar nga kandidatët për deputetë, ai ka bashkëbiseduar me banorët.
“Bashkë me banorët e Rrethinave, heqim të keqen një herë e mirë nga trupi i Shkodrës. Bisturia që kryen këtë operacion, është vota masive e shkodranëve më 11 Maj!”, shkruan nënkryetari i PDSH- së Boçi, duke publikuar edhe një video.
Përmes pamjeve, konstatohet se Boçit i është rezervuar një pritje mjaft entuziaste nga banorët e Rrethinave.