Drejtuesi politik i fushatës së PD- së në Qarkun e Shkodrës Helidon Bushati, ka zhvilluar një takim me minatorët e minierës së Munellës në Fushë- Arrëz të Pukës. Fillimisht, Bushati ka dëgjuar ankesat e minatorëve të pranishëm, ndërsa më pas ai ka folur për strategjinë e Partisë Demokratike për zgjidhjen e problemeve të tyre.