VIDEO – “Hekurudha Tiranë- Durrës- Rinas si ajo e Doha në Katar”, Rama heq dorë nga 3D, kalon në “copy- paste”

Kryeministri Rama ka prezantuar një tjetër projekt, këtë herë për hekurudhën Tiranë- Durrës- Rinas.. Deri tani, shefi i qeverisë ka paraqitur projekte  3D, sipas gjasave të përgatitur nga stafi i tij mediatik. Por këtë herë, Rama duket i ka rënë shkurt. Ka marrë një video nga një linjë hekurudhore në Katar, duke aluduar se ashtu do të jetë edhe linja Tiranë- Durrës- Rinas.

“Zbulimi” është bërë nga faqja në Facebook “Lolita.”, e cila në postimin e saj shkruan: “Sapo ndodhi serish miq. Projektin 3D te trenit te Durresit e paskan marre ne Katar. A ka gisht Nusreti?”. Më poshtë, postimi i bërë nga kryeministri Edi Rama.


“MIRËMËNGJES 😊 dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë 😍”, shkruan Rama. /ShkodraWeb Media/

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel