Shtylla e fundit e Islamit, një nga pesë të tilla, është Haxhi, ose pelegrinazhi. Gjatë jetës së dikujt, myslimanit i kërkohet të bëjë pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të 12-të të kalendarit hënor.
Ky ritual përbën në udhëtimin për në Mekë duke veshur vetëm 2 çarçafë të bardhë, kështu që të gjithë pelegrinët janë identikë dhe nuk ka dallim klasor mes tyre.
Edhe nga Shkodra, janë të shumtë besimtarët që i drejtohen Mekës, nën organizimin e Myftinisë së Shkodrës. Mesazhin e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari me rastin e përcjelljes së haxhilerëve shkodranë drejt vendeve të shenjta, mund ta ndiqni më poshtë.