VIDEO/ Hamdi Salihi “makine golash”, shenon dopiete duke u ngjitur ne kuoten 8

Një dopietë e Hamdi Salihit i ka siguruar skuadrës së Nojshtadit fitoren 2-0 në ndeshjen e sotme në shtëpi ndaj Lifering. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën që në minutën e 10 falë një topi të pasuar gabimisht nga një futbollist kundërshtar, ndërkohë që në minutën e 23-të Salihi shënoi edhe golin e dytë duke goditur saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ai qëndroi në fushë deri në minutën e 79. Me këto dy gola Salihi ka arritur në kuotën e 8 realizimeve për këtë sezon.
Pas 9 javësh kampionat në kategorinë e dytë austriake, Nojshtad kryeson renditjen me 22 pikë të grumbulluara, 4 me shumë se ndjekësi më i afërt. /panorama/