Identifikohet pronari i pikes se kembimit valutor ne Fier dhe personi tjeter qe mbeten te plagosur sot teksa disa persona grabiten exchange. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme ne piken e kembimit valutor, perballe gjimnazit ‘Janaq Kilica’, ne mes te Fierit.
Sipas te dhenave te para mesohet se i plagosur mbeti shtetasi Gëzim Hoxha, 64-vjec, pronari i pikes se kembimit valutor dhe Agur Vrenozi 53-vjec qe nderhyri ne kohen e grabitjes. Raportohet se Vrenozi eshte transportuar ne Tirane per ndihme te specializuar. Sipas njoftimit te policise se Shtetit, Policia e Fierit n e kohe rekord ka kapur njerin prej autoreve, pas ndjekjes policore.
Policia u vu në ndjekje të autorëve dhe arrestoi vetëm njërin prej tyre në fshatin Baltës, Denis Fyraj nga Vlora. Sipas te dhenave te policise, ai braktisi makinën duke u hedhur në lumë, per te kaluar ne anen tjeter. Policia e ka ndjekur dhe e ka kapur.Eshte bllokuar gjithashtu edhe nje cante me leke qe kane grabitur. Policia edhe vene ne ndjekje te autorëve të tjerë, duke arrestuar edhe dy persona. Policia thote se makina me te cilen ata u larguan pas grabitjes i ka targat e falsifikuara.