Pas incidenteve në ndeshjen Kamza- Laçi, janë shoqëruar nga policia rreth 20 persona. Mësohet se në mes të shoqëruarve nga uniformat blu është edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri. Pas akordimit të penalltisë për miqtë dhe barazimit në fund të 90 minutave, tifozët e Kamzës hynë në fushën e blertë dhe iu vunë pas arbitrit Eldorian Hamiti. Siç shihet edhe nga videot, arbitri është goditur nga tifozët mu në mesin e fushës. Po ashtu, tfizët kanë lëshuar thirrje edhe në drejtim të kameramanëve të Supersport që po transmetonin direkt gjithë incidentet.
Ndërsa policia ka bërë veprimet e saj, pritet edhe ndërhyrja e FSHF-së, aq më shumë kur aktet e goditjes dhe trysnisë ndaj arbitrave po shpeshtohen. Sipas gjasave, në këtë rast, duhet ndonjë vendimmarrje shembullore për ti prerë rrugën akteve të tilla që shëmtojnë futbollin.