
Policia e Shkodrës ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në një apartament me qira në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent House”.
Gjatë ndërhyrjes u arrestuan:
Dieniffer Guedess, 23 vjeçe, shtetase braziliane, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Hamza Hoxha, 28 vjeç, i kapur brenda në apartament, i dyshuar për pjesëmarrje në aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit dhe përfshirje në lojëra të fatit.
Gjithashtu, u sekuestruan një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni dhe 3 aparate celularë.
Për rastin është proceduar penalisht edhe B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit që ia kishte dhënë me qira shtetases braziliane, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.




