Ka përfunduar seanca për masën e sigurisë për dy personat e dyshuar si autorë të ngjarje së rëndë të 30 marsit në Shkodër ku humbën jetën vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali. Mësohet se Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për të Arsen Stojkut dhe Mislim Ramës, të akuzuar si autor të pritës ndaj dy vëllezërve Bilali në Shkodër.
Sikurse edhe më parë, edhe në seancën e sotme, dy të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa kanë kërkuar masa lehtësuese