Renato Radoja, ylli i basketbollit kuqeblu dhe një nga më të mëdhenjtë edhe të historisë shqiptare të këtij sporti, ishte personazhi i radhës i podcast- it të Bashkisë Shkodër “Gjurmë zërash”. Kampion në fushë por edhe jashtë saj si trajner, Radoja i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Adrian Hoti në një intervistë rreth 35 minuta.
Mjeshtri i papërsëritshëm i basketbollit, ka rrmfyer jetën e tij, arritjet dhe vështirësitë në një kohë mjaft të vështirë për shumicën e shqiptarëve por edhe punën pas vitit 1990. Më poshtë, mund të ndiqni të plotë intervistën e Renato Radojës, të cilën e gjeni në çdo kohë në kanalin në Youtube të Shkodraweb.