“Mjeshtrja e Madhe” Drande Xhaj, ishte personazhi i radhës i podcast- it “Gjurmë Zërash” i Bashkisë Shkodër. Një nga emrat më të rëndësishëm të humorit shkodran e shqiptar, Dana, siç e thërrasin miqtë e të afërmit, ka rrëfyer karrierën e saj brilante jo vetëm në skenë por edhe në kinematografi.
Drande Xhaj, i përket “brezit të artë” të aktorëve shkodranë, të cilët si pjesë e teatrit “Migjeni”, me talentin, punën e perkushtimin e tyre, arritën “të pushtonin” mbarë Shqipërinë por edhe hapësirat ku jetojnë shqiptarët, me artin e tyre të papërsëritshëm.
Më shumë se fjalët tona, të cilat gjithsesi janë të pakta e të varfra për këta kolosë të artit shqiptar, flet vetë Dana, në intervistën me gazetarin Adrian Hoti në “Gjurë zërash”.