Pranë fëmijëve, për të ngjallur sado pas buzëqeshjen tek ata dhe për tu shkëputur nga realiteti i veshtirë që po kalojnë prej dy ditësh. Ka qenë kjo ideja e kllounit të ri nga Shkodra, Erindit. Nuk i ka thënë askush, askush nuk ia ka kërkuar por e ka ndjerë të japë kontributin e vet në një situatë mjaft të rëndë sidomos në zonat e Durrësit e Thumanës, ku termeti ka shkatërruar gjithçka.
Kllouni Erind, mjaft i dashur e i preferuar edhe nga fëmijët shkodranë, ia ka dalë të argëtojë fëmijët, ti bëjë të qesh dhe për disa minuta, të rikthehen në botën e tyre duke harruar ngarkesat e rënda emocionale që po përjetojnë prej më shumë se 48 orëve. Faleminderit dhe mirënjohje Erind!