Gjermani e ngadaltë, pa fantazi, pa vertikalizime dhe pa yje që mund të bëjnë diferencën. Franca në fraksione të ndeshjes e frikshme me vrapimet e Mbape por edhe Pogba e të tjerët. Një mbrojtës si Hummels në panik përballë Mbape por që edhe ndëshkoi ekipin e tij me një autogol që në pjesën e parë. Kjo është përmbledhja e shkurtër e një ndeshje, e cila foli frëngjisht.
Franca duhet të falënderojë Mat Hummels për golin e parë. Mbrojtësi dhe kapiteni i Dortmund devijon në portën e tij topin e krosuar nga krahu dhe befason Manuel Neuer. Gjermania e Lëv tronditet që në start.
Në të dytën, rikthehet kafshimi në një event madhor të futbollit. Dikur e bëri Suarez ndaj Italisë dhe Chiellinit, ndërsa sot ishte radha e fituesit të Champions League, Rudiger. Mbrojtësi i Gjermanisë, në një moment mbulimi të Pogba, e ka kafshuar, edhe pse lehtë, në shpinën e tij. Francezi ka reaguar dhe është ankuar edhe tek arbitri që i ka kërkuar të vazhdojë lojën.
Franca shënoi golin e dytë ndaj Gjermanisë me një lëvizje të bukur nga Mbape brenda zone, që ka matur te këndi ku Neuer nuk ka mbërritur pasi me finte ka befasuar mbrojtësit kundërshtarë. Por, arbitri ka anuluar për pozicion të parregullt të sulmuesit të PSG.
Tjetër gol i anuluar më pas, kësaj here ishte Mbape që pasoi për Benzema dhe shënoi me portën bosh, por pozicioni i sulmuesit të PSG ishte sërish jashtë loje. E konfirmoi VAR. Minutat e fundit janë dramatike, por nuk ka gol, Franca fiton.
Franca barazon me pikë Portugalinë në krye të grupit ndërsa gjermanët duhet të luajnë çdo gjë në ndeshjet e tjera, atë me Hungarinë dhe me Portugalinë për të siguruar daljen nga grupi eliminator i Euro 2020. Sigurisht, drejtimi i skuadrës për herë të fundit si trajner i Joakim Lëv, duket se ka patur ndikim edhe në këtë ndeshje, ku nuk munguan rastet por edhe golat e anuluar për Francën, një rast me Mbape dhe një tjetër me Benzema.