Skip to content
22 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Gjergj Rakaj shpallet “Qytetar Nderi”, Tonin Marinaj: Figura të tilla i bëjnë nder Malësisë së Madhe

ShkodraWeb 17 November, 2025
gjergj rakaj 2025

Gjergj Rakaj, një personalitet i njojhur i fushës së financave dhe administrimit të tyre, është shpallur “Qytetar Nderi” i Bashkisë Malësi e Madhe. Ceremonia e rastit është zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak Malësi e Madhe, me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, familjarëve, miqve dhe të njohurve të Gjergj Rakaj.

Teksa i ka dorëzuar titullin, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Toin Marinaj ka thënë se “Ndihem i privilegjuar që si Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, t’i dorëzoja sot titullin “Qytetar Nderi” zotit Gjergj Rakaj. Një personalitet i shquar, profesionist i shkëlqyer dhe një Malësor i dalluar.”

Përgjatë jetës së tij profesionale, Gjergj Rakaj ka mbajtur shumë detyra të rëndësishme shtetërore, si Drejtor i Buxhetit të Shtetit, Zëvendësministër i Financave, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Prefekt i Qarkut Lezhë, etj. Në secilën prej këtyre detyrave, ai ka treguar integritet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj njerëzve dhe atdheut.

Po ashtu, në Tiranë, ai ka qenë dhe mbetet një mbështetës i fuqishëm i malësorëve dhe një burim frymëzimi. Shembulli i tij është një pasuri e çmuar për të gjithë ne që ushtrojmë funksione publike dhe për brezat e ardhshëm, për t’i shërbyer me devotshmëri dhe përkushtim vendit tonë. “Figura të tilla i bëjnë nder Malësisë së Madhe.”, shkruan Marinaj në rrjetet e tij sociale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Gjendet i pajetë në banesën e tij në Shkodër i moshuari, dyshimet e para të policisë…
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 18 nëntor 2025…

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi… 22 January, 2026
  • Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave 22 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.