Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Gjendet makina e përdorur në ekzekutimin e çiftit Mujeci, shpallet në kërkim edhe një 22- vjeçar

ShkodraWeb 28 April, 2026
makina vrasja cifti mujeci 2026

Policia ka shpallur në kërkim një tjetër person në lidhje me vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, mesditën e së dielës në fshatin Balldre të Lezhës. Ndërkohë, është arritur të gjendet edhe automjeti i përdorur nga autorët, si dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.Sipas policisë, në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale që janë kryer dhe vijojnë të kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, për sigurimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, mesditën e kësaj të marte, në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit Besnik Kolndreu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Volkswagen Polo”, pa targa, të përdorur nga autorët.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja model 56. Nga këqyrja rezultoi se automjeti kishte të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve. Gjithashtu, në oborrin e banesës u gjet një automjet identik me të parin, në pronësi të shtetasit Besnik Kolndreu, por me targa, si dhe veshjet e përdorura nga autorët në momentin e kryerjes së krimit.Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Florin Mhillaj ka marrë automjetin tip “Volkswagen Polo” (të cilin motra e tij e kishte marrë me qira në Rinas), i ka hequr targat dhe, në bashkëpunim me njërin nga dy shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte çifti Mujeci.

Pas krimit, ai e ka çuar automjetin në banesën e shtetasit Besnik Kolndreu dhe e ka fshehur duke e mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve, duke pretenduar se kishte një automjet identik dhe të rregullt.Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi Besnik Kolndreu, 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për babanë e 22-vjeçarit, shtetasin N.K., 79 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në terren për lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.

Post navigation

Previous: Shpallen në kërkim dy të rinj nga Gucia e Re, grabitën motomjetin e një 26- vjeçari në banesën e tij në Shkodër
Next: NGA ALBAN GJ. THIKA – Çfarë e shtyn një gjyqtare në SHBA të hyjë në një makineri propagandistike e një qeverie të korruptuar?

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.