
Pas daljes nga spitali në Nju Jork, ku u kurua për problemet psikologjike, këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku po integrohet plotësisht në jetën sociale. Disa ditë më parë, Elton Ilirjani njoftoi kalimin e Simakut në shtëpinë e re, paguar nga një biznesmen shqiptar.
Ndërkohë, orët e fundit, Ilirjani ka publikuar disa video/foto të tjera, ku duket se Parashqevia ka nisur të frekuentojë dhe shijojë edhe “jetën e natës në “Nju Jork”. “Girls Night Out”, shkruan Elton Ilirjani, ndërsa Parashqevia shihet edhe në shoqërinë e mbesës së saj Ina Simaku.