ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

VIDEO/ Gafa e Erion Velisë: “Vojo Kushi ndali gjermanët të prishin Tiranën”, por ai ra një vit para se ata të vinin…

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, se ky i fundit gënjeu kur tha se heroi i Popullit, Vojo Kushi, ndali gjermanët të prishnin banesat në Tiranë.

Në një postim në facebook, ndërsa ka postuar një video të Veliaj, Vasili shkruan se Vojo Kushi është v.rarë nga fashistët italianë në 10 tetor 1942 dhe jo nga gjermanët.

Postimi i plotë:

Genjeshtrat e Erion Veliajt nuk kursejne as Vojo Kushin!!. Histeria e genjeshtarit dhe injorantit nuk kurseu as Heroin e Popullit Vojo Kushi.

Erion Veliaj pa u skuqur dhe pa u zverdhur dhe me gojen plot thote se Vojo Kushi ndali gjermanet te prishin banesat ne Tirane.

Heroi Vojo Kushi eshte vrare nga fashistet italiane ne 10 tetor 1942 dhe jo nga gjermanet qe erdhen nje vit me vone ne shtator te 1943.

Zot i madh na ruaj nga keta te pacipe, qe as heronjte nuk i lane rehat me genjeshtrat e tyre.

Shiheni VIDEON dhe vini duart ne koke!!!

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.