Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Futbollisti Jurind Matoja, talenti 12- vjeçar i “Djelmnia Shkodrane” që po formohet në Shkodër

ShkodraWeb 17 February, 2025
jurind matoja 2025

Shkodra është toka e talenteve, përgjithësisht kudo, por veçanërisht në sport. E kur flasim për sportin, kryefjala është padyshim futbolli. Vllaznia është një emër i madh, emblemë 106- vjeçare e sportit shqiptar. Përgjatë viteve, sidomos pas 1990- ës, janë të shumta ekipet që po sjellin në skenë emra të njohur. Ndër to, spikat “Djelmnia Shkodrane”, një klub futbolli që prodhon dhe furnizon me talente ekipe të njohura, nga Vllaznia e deri jashtë vendit.

Sot, do të flasim për Jurind Matoja, të cilin ua sugjerojmë specialistëve të futbollit ta mbajnë shënim. Para rreth 1 muaji, Jurindi festoi 12 vjetorin dhe në këto vite, 5 ja ka kushtuar futbollit. Dëshira për këtë sport, ka qenë e vetja, duke ndjekur sportin më të bukur në botë nga televizori por edhe duke e ushtruar në oborre e lagje me bashkëmoshatarët.

Sigurisht, mbështetja më e madhe në sport ashtu si në jetë, sot dhe në vijimësi, janë familja, nëna dhe babai. Jurindi thotë se zgjodhi “Djelminë Shkodrane”, duke nisur me trajnerin Kreshnik Krepi e sot, me Astrit Prençin. Në fakt, ka qenë ish- mbrojtësi kuqeblu Prençi që na sugjeroi të bëjmë një takim me Jurindin, për të njohur nga afër.

Jurindi flet pak, fiks si futbollistët, të cilët kanë dëshirë të “flasin” më shumë në fushën e blertë. Përkushtimi i tij është maksimal, 4 herë në javë stërvitje por edhe punë individuale për forcimin fizik. Është vetëm 12 vjeç por e ka të qartë se futbolli është e sotmja dhe do të jetë e ardhmja e tij, duke ëndërruar që të rreshtohet në elitë.

Ka preferuar të stërvitet qi qendrëmbrojtës, një pozicion shumë i rëndësishëm në një skuadër futbolli. Ka provuar të luajë edhe portier, por jo për një kohë të gjatë. Pavarësisht se mbrojtës, ai ka dëshirë të shënojë edhe gola, prandaj hoqi dorë nga porta. Ndërsa bashkëmoshatarët luajnë apo argëtohen në mënyre të ndryshme, Jurindi stërvitet dhe për të, është diçka krejt normale.

Jurindi që në këtë moshë, ka fituar trofetë e para, edhe si individ, por edhe si ekip, brenda por edhe në turne jashtë vendit. Nuk ka shumë dëshirë ti përmendë, sepse mbase pret trofe të rëndësishëm si modelt që ai ka zgjedhur të ndjekë, Bekim Balaj dhe Lionel Messi. Sipas Jurindit, Bekim Balaj si futbollisti më i mirë në Shqipëri dhe Messi si më i miri i botës.

Në fakt nuk ka si të ndodhë ndryshe, sepse Jurindi është një nga talentet e padiskutueshme që po formohet në Shkodër dhe shembulli i talenteve, janë më të mirët e Shqipërisë dhe të botës. ShkodraWeb i uron suksese Jurindit, për të cilin me shumë mundësi, do të dëgjojmë në vijimësi, si një emër i rëndësishëm në futbollin shqiptar. /ShkodraWeb/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Arrestohet 17- vjeçari nga Shkodra, drejtonte makinën pa patentë dhe iu kap një sasi “malli”…
Artikull pasardhës: VIDEO – Nisin Karnavalet e Shkodrës, java e aktiviteteve fillon me fëmijët e shkollave të qytetit…

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.