
Turi i takimeve të Partisë Demokratike, ka vijuar edhe në bashkinë Fushë- Arrëz. Drejtuesi politik për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, bashkë me kryebashkiakun Hil Curri, kanë mbështetur e kërkuar votën për kandidatin për deputet Lodovik Hasani.
“Fushë-Arrëzi, bashkë me Pukën, si dy duart që lajnë njëra-tjetrën. Deri më 11 Maj, bashkë me Lodovik Hasanin, shtrëngojnë duart e fitores!”, shkruan nënkryetari i PDSH- së, Luçiano Boçi në një publikim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video nga takimet.
PD do të vazhdojë fushatën edhe ditën e nesërme, ku Boçi dhe kakndidatët për deputetë, do të kenë takime në disa lagje të qytetit të Shkodrës.