Nuk fillon aspak mirë kjo e diel për rrugët e Shqipërisë, pasi qytetarët raportojnë për një aksident në aksin Lezhë-Shkodër. Një furgon ngjyrë portokalli është kthyer përmbys në rrugë pranë kryqëzimi të Rriles teksa është përplasur me një makinë të vogël. Ndërsa qytetarët shprehen se pranë vendit të aksidentit ishte vetëm një grua që qante.
Qytetari shkruan për JOQ Albania:
“Përshëndetje JOQ! Aksident i sapo ndodhur në afërsi të Lezhës. Nuk e di sa janë lënduar pasi nuk pamë njeri tjetër veç gruas që shihet në video.”.
Në video evidentohet prezenca e policisë por jo ajo e ambulancës. Shpresojmë që të zbardhet sa më parë dhe të mos ketë të lënduar.