Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – FSHF zyrtarizon skemën e re të “Final 4”, hidhet shorti për sezonin e ri të Superligës, Vllaznia javën e parë…

ShkodraWeb 18 July, 2025
shorti fshf 2025

Të premten e 18 korrikut në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi hedhjen e shortit për sezonin e ri të Superligës, i cili është i 87-ti në histori. Kampionati elitar në vend do të nisë më datën 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të përfundojë në muajin maj 2026.

Skuadrat e Superligës për edicionin 2025-26: KF Egnatia, KF Vllaznia, FC Dinamo City, KF Partizani, AF Elbasani, KF Teuta, FK Bylis, KF Tirana, FK Vora dhe KF Flamurtari

Skema e re e “Final 4”

Para hedhjes së shortit për sezonin e ri, FSHF u kujdes të sqaronte ndryshimin e skemës së “Final 4”, mini-turneu që në fund do vendos edhe fituesin e sezonit. Katër skuadat që renditen të parat pas 36 javëve të rregullta do i drejtohen fazës “Final 4”. Të katër skuadrave do u përgjysmohen pikët, teksa do zhvillojnë nga tre ndeshje secila, me gjashtë ndeshje shtesë në Superligë. Të gjitha ndeshjet do zhvillohen në “Air Albania” dhe në bazë të pikëve të mbledhur edhe nga sezoni i rregullt (i përgjysmuar), do kemi ekipin fitues të sezonit dhe skuadrat që do marrin pjesë në Kupat e Evropës.

Shorti, Java e parë:

Partizani – Vora

Teuta – Dinamo

Vllaznia – Egnatia

AF Elbasani – Flamurtari

Bylis – Tirana

Rregullat e sezonit

Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje – ardhje.

Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në ‘Final 4’.

Katër ekipet e para kualifikohen në ‘Final 4’.

Pikët në ‘Final 4’ do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët.

Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:

Java 1

Vendi 1 vs Vendi 4

Vendi 2 vs Vendi 3

Java 2

Vendi 1 vs Vendi 3

Vendi 2 vs Vendi 4

Java 3

Vendi 1 vs Vendi 2

Vendi 3 vs Vendi 4

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e ‘Final 4’.

Vendi 9 dhe 10 i Superligës bie nga kategoria.

Vendi tetë i Superligës shkon në “play out”.

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën ‘Final 4’, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:

– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës ‘Final 4’;

– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + ‘Final 4’).

Post navigation

Previous: FOTO – Arrestohet 28- vjeçari nga Nenshati i Vau Dejësit, u kap duke levizur me pistoletë pa leje…
Next: Largohet nga banesa vajza 17- vjeçare, nëna njofton policinë e Shkodrës që nis punën për gjetjen e saj

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026

TË FUNDIT

  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
  • OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?! 17 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
myzafer lesha 2026

IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes…

ShkodraWeb 19 July, 2026
aksident rruga kombit 2026

FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

ShkodraWeb 19 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026…

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.