Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet

VIDEO/ Fshati Lumzi në Pukë lidhet me “pjesën tjetër të botës” me rrugë automobilistike

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

2

Është inaguruar ditën e mërkurë segmenti rrugor i fshatit Lumzi në njësinë administrative të Rrapës, që pas vite pritjesh i jep mundësi dhe banorëve të këtij fshati të thellë që të arrijnë pranë banesave të tyre me automjete. Segmenti rrugor me një gjatësi prej afro 4 kilometer nga rruga nacionale deri në fshat, tashmë është shtruar me çakëll, ndërsa pjesë e këtij investimi janë dy ura auto në parametra bashkohor, teksa krahas hapjes së trasesë janë ndërtuar veprat e artit dhe është vendosur sinjalistika. Në inagurimin e këtij segmenti, ku i pranishëm ishte dhe kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj banorët e zonës falenderuan atë dhe qeverin për mbajtjen e premtimit, teksa thanë se në këtë rrugë tashme mund të leviz çdo mjet pa asnjë vështirësi, duke bërë realitet kështu një ëndërr të kahershme. Mungesa e rrugës sipas banorëve bëri që shumë familje të largoheshin nga Lumziu, por tashme shpresa për rikthim është e madhe.

Dava Cara, një grua afër të 80-tave është bijë e këtij fshati. Ajo se mendonte se do të rikthehej më në fshatin e saj, por rruga ja bëri realitet ardhjen edhe një herë në Lumzi. Gëzimi i saj duket i pamasë, ndaj ajo sfidon vitet e moshës e kërcen me të rinjtë e tjerë të zonës. Dhe duket se ka të drejt të gëzoj. Dava tregon se kur ishte e re, vetem pak kohë pasi ishte martuar Lumi që përshkon zonen desh i mori jeten. “Po kthehesha tek prindrit, dhe e vetmja mënyrë për të arritur në shtëpi ishte të kaloja Lumin, por prurjet e rrembyeshme me moren e banorë të zonës të cilët i kanë dëgjuar britmat, erdhen e më shpëtuan jeten. Por ja deshi Zoti dhe ende pa vdekur po shikoj se si ai rast që më ndodhi mua, por dhe rastet e tjera që ju kanë marr jeten banorëve të zonës, tashme nuk do të ndodhin më. Vëllezërit dhe motrat e mija këtu, jo vetem që nuk do futen më në lumë, por ata mund të vijnë me makinë. Ju nuk e vlerësoni, por është gjë e madhe, shumë e madhe hapja e kësaj rruge dhe ndërtimi i dy urave”, thotë e moshuara.

Administratorja e njësisë administrative Rrape, znj.Lula Mema në fjalen e saj falenderoi kreun e Bashkisë që bëri të mundur investimin madhor, për të cilin banorët kishin humbur shpresat, ndërsa tha se ky është një prej shumë investimeve që kanë përfshirë të gjithë njësine e saj administrative në çdo fshat e lagje. Kryeplaku i fshatit Lumzi, z. Ndue Lleshi pasi u ndal tek domosdoshmëria e këtij investimi tha se tashmë edhe banorët e Lumziut kanë pse kthehen në trojet e tyre për të riparuar kullat shekullore te fshatit mes malesh, lënë në harresë prej kohës së rregjimit. Ai falenderoi kryebashkiakun Gjonaj. “Jeni i vetmi që nuk na mashtrove. Po tregon dita ditës se atë çfarë e premton e bën realitet, ndaj ne banorët e Lumziut të jemi mirnjohës për jetë për këtë investim, i cili kishte çuar drejt boshatisjes fshatin tonë”, tha kryeplaku z. Ndue Lleshi. Kreu i bashkisë së Pukës, z. Gjon Gjonaj u shpreh i lumtur se ishte pjesë e gëzimit të banorëve të zonës. Teksa të pranishëm ishin dhe banorë të larguar të kësaj zone ai ju apeloi atyre të kthenin vemendjen nga trojet e tyre pasi gjithnjë me vendlindjen lidhja nuk shkëputet. “Rruga tashmë është realitet, por duhet të punojmë fort dhe për elementet e tjerë të infrastrukturës. Kam marrë garancin e plotë të kryeministrit Rama që do të vazhdojmë investimet në çdo fshat në mënyrë që jo vetëm të ndalojmë migrimin e banorëve drejt zonave urbane, por të krijojmë mundësi e favore dhe për ata të cilët në kërkim të një jete më të mire dhe të lënë në harresë e pa infrastrukturë në fshatrat tonë ikën në Shkodër, Lezhë Tiranë, Durrës e ku munden”, tha në fjalen e tij kryebashkiaku Gjonaj. Kreu i Bashkisë, z.Gjon Gjonaj iu kujtoi banorëve dhe premtimin e dhënë në fushatë për ndërtimin e ujësjellësit, i cili tha ai do të realizohet brenda vitit 2018.

Investimi për segmentin Rrugor të Lumziut kap shifren 34,595.481 lekë, një investim i qeverisë shqiptare, i cili i bashkangjitet rrugëve të hapura, urave të ndërtuara dhe rikonstruksioneve të kanaleve vaditëse dhe objekteve të tjera të shërbimit në fshatrat e njësisë administrative Rrape. Punimet janë kryer me shumë cilësi e korrektesë maksimale nga Kompania “Delia” me president Mario Delia, tashmë e mirënjohur në qarkun e Shkodrës për standartin e lartë, i cili u vlerësua edhe në veprën më të fundit në Bashkinë Pukë. Po sot kryebashkiaku z. Gjon Gjonaj i shoqëruar nga administratorja Mema dhe banorë të tjerë të zonës inspektoj dhe përfundimin e punimeve për mullirin e fshatit, i cili ka eleminuar një tjetër problem që kishin banorët e zonës së Lumziut. Ndërtimi piktoresk tashme nuk i detyron më banorët e kësaj zone të shkojnë për të bluar në Fushë Arrëz, apo zonat e tjëra, pasi është në funksion në çdo kohë që banorët duan. Inagurimi i Rrugës në fshatin Lumzi vjen vetëm pak ditë pas inagurimit të shetitorës në qëndër të njësisë administrative Gjegjan.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: 86- vjeçarja nga Shkodra bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës, gjen vdekjen menjëherë
LAJM PAS: FOTOLAJM/ Banorët e Torovicës presin me protesta mbledhjen e qeverisë Rama në Lezhë

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Dyshohet se vendosi tritol në banesën e një punonjësi policie dhe një shtetasi tjetër, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtune 28 janar 2023…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

2 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

2 hours ago
BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Aktualitet

BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

4 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.