
Rënia e Hamburgut nga kategoria, shkaktoi panik tek të pranishmit në stadium. Tifozët nuk e kanë gëlltitur dot dështimin e skuadrës së tyre dhe kanë hedhur mjete piroteknike, pak sekonda para mbarimit të ndeshjes.
Në këtë moment ka pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm të forcave të sigurisë, të cilët kanë pushtuar fushën në numër të shumtë, duke shmangur ndonjë incident të mundëshëm.
Nuk munguan as policët të hipur mbi kuaj, të cilët ishin përgatitur për rastin më të keq të mundshëm. Për fat të mirë situata u mbajt në kontroll dhe nuk pati trazira të shumta.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!