Pa dyshim është një nga sportistët më në formë të muajve të fundit. Kjo, e thënë dhe e mbështetur nga rezultatet e arritura, vendet e para dhe medaljet respektive që ka sjellë në Shqipëri. Është fjala për atletin shkodran Franko Burraj, tashmë një emër i mirënjohur jo vetëm në vendin tonë por edhe garat ku ai merr pjesë dhe po fiton rregullisht.
Fitorja e radhës ka ardhur nga Qipro. Franko Burraj ishte pjesëmarrës në garën e preferuar, atë të 400 metrave, në turneun European Third Legue. Rezultati i shkodranit është vertetë mjaft i lartë me kohen 46.80. I ka lënë të gjithë pas, duke u renditur i pari dhe duke marrë edhe medaljen përkatëse. Ky rezultat shënon edhe rezultatin më të mirë sezonal për Burrajn. /ShkodraWeb/