Janë të shumtë shqiptqrët në SHBA e sidomos në Nju Jork, që po japin kontributin e tyre për ri-integrimin e shpejtë të këngëtares së mirënjohur Parashqevi Simaku në përditshmëtinë e komunitetit atje.
Siç dihet, tashmë për një vit, Parashqevia do të ketë të paguar qiranë e banesës në Manhatan nga biznesmeni dhe filantropi i njohur Kadri Morina, i cili është zotërues i disa kompanive të rëndësishme.
Po i aendron pranë edhe biznesmeni Elton Ilirjani, bashkë me Elvira Tata por edhe figura të njohura të botës shqiptare atje. Ajo po merr pjesë në evente e festa, duke e ndihmuar ti kthehet jetës normalisht.
Mjaft e vlefshme ishte vizita në studion e fotografit shqiptar me famë ndërkombëtare Fadil Berisha. Në studion e tij në Nju Jork, për lehtësi komunikimi me Parashqevinë, u zhvillua në anglisht por kuptohet se Berisha e mbështet dhe e motivon për tu ringritur, ndërsa Parashqevia vlerëson Elton Ilirjanin, i cili meriton respekt edhe për sensibilizimin e shqiptarëve përmes videove të këngëtares shqiptare. Parashqevia shfaqet e qeshur dhe optimiste, ndërsa siç thotë Ilirjani, shpejt do të realizohet takimi i saj me djalin Luke dhe ish- bashkëshortin Robert.