Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier

VIDEO+ FOTO/ Reagimet me 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit nga Italia të Shqipërisë- si e pasqyroi propaganda…

ShkodraWeb 4 years ago

Gazeta franceze « Le Populaire », në faqen e parë, të tretë dhe të katërt të saj, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Më 7 prill 1939, forca të shumta ajrore dhe detare armike, me urdhër të Benito Musolinit dhe me miratimin e Hitlerit, do të hyjnë në hapsirën shqiptare me qëllim për të pushtuar së pari qytetet bregdetare.

Ushtria shqiptare, edhe pse e pabarabartë në numër në krahasim me atë italiane, nuk do të dorëzohet. Madje, ajo do t’u përgjigjet sulmeve italiane nëpërmjet 26 mijë rezervistëve të mobilizuar asokohe nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu, reagimet e shqiptarëve, brenda dhe jashtë atdheut, ndaj kësaj padrejtësie, nuk do të mungojnë.

Ja disa prej tyre, të botuara të shtunën e 8 prillit 1939 në gazetën franceze :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Më 7 prill 1939, në Tiranë, zyra e shtypit shqiptar, nëpërmjet radios, do t’i drejtohej popullit italian me këto fjalë :

« Italianë, regjimi i Musolinit, të cilit nuk i kanë mjaftuar pesë vite luftë që kanë shkatërruar ekonominë dhe gjakosur jetët më të reja të Italisë, vetëm për arsye madhështie në politikën e jashtme, sulmon sot një popull me një milion shqiptarë i cili, në rrjedhën e shekujve, edhe pse krenar për pavarësinë dhe lirinë e tij, i ka dhënë prova miqësie popullit italian.

Këtë sulm të padrejtë, i gjithë populli shqiptar, me armët në duar, e ka kundërshtuar me vullnetin e tij të pathyeshëm për të rezistuar deri në pikën e fundit të gjakut të tij.

Populli shqiptar, në këtë moment tragjik, përdor sloganin e Musolinit sipas të cilit « një popull që nuk lufton nuk e meriton të jetojë. »

Populli shqiptar i shton këtij slogani se burrat, gratë dhe fëmijët do të rinovojnë në këtë orë tragjike leksionin e heroizmit suprem përballë ndërgjegjes së botës së qytetëruar. »

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Legata e Shqipërisë ka komunikuar më 7 prill 1939, në orën dymbëdhjetë e gjysëm, thirrjen në vijim :

« Legata e Shqipërisë në Francë, në emër të qeverisë së saj dhe të gjithë popullit shqiptar, proteston në mënyrë absolute kundër veprimeve barbare të qeverisë fashiste në Shqipëri.

Parlamenti shqiptar, duke rrëzuar dje në mbrëmje njëzëri ultimatumin i cili përmbante kushte të papranueshme për një popull të lirë, forca të shumta detare dhe ajrore kanë bombarduar gjatë kësaj nate dhe vazhdojnë të bombardojnë dhunshëm të gjitha qytetet bregdetare, duke masakruar gra dhe fëmijë të pambrojtur.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ushtria shqiptare dhe i gjithë populli shqiptar, me të drejtën e tyre për të jetuar të lirë dhe të pavarur, pavarësisht nga pabarazia e forcave : 44 milionë italianë kundër 1.2 milionë shqiptarë kanë shtyrë deri tani të gjitha përpjekjet për zbarkim.

Legata u adreson këtë thirrje të gjitha kombeve të civilizuara, për të cilat ligji është ende një rregull ndërkombëtar, që një ndihmë morale dhe materiale e menjëhershme tu jepet shqiptarëve të cilët, pavarësisht forcave të pabarabarta, i bëjnë ballë me gjoksin e tyre flotës barbare të pushtuesit. »

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

« Londër, 7 prill – Një telegram nga Tirana, dërguar në Londër gjatë mbrëmjes, njofton se mbreti Zog i Shqipërisë ka lajmëruar personalisht legatarët britanikë, francezë, amerikanë, jugosllavë, turq, grekë dhe rumunë për sulmin e territorit shqiptar nga forcat ushtarake italiane.

Mbreti Zog u ka thënë gjithashtu përfaqësueve të huaj diplomatikë se qeveria e tij ka vendosur për të mbrojtur tokën shqiptare me të gjitha forcat që ka në dispozicionin e saj dhe se lufta vijon me një frymë të madhe rezistence nga ana e trupave mbretërore shqiptare.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Së fundmi, Mbreti Zog u ka kërkuar ministrave të jashtëm të lajmërojnë qeveritë e tyre përkatëse se sulmet italiane përbëjnë një shkelje zyrtare të të gjitha traktave dhe marrëveshjeve ekzistuese midis Shqipërisë dhe Italisë ». /Darsiani.com/

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO TË RRALLA/ Kur Katedralja unikale e Shkodrës ishte pallat sporti…rikthimi i saj në objekt kulti…
LAJM PAS: LETRA E VITIT 1939/ Kur Ahmet Zogu i shkruante Sekretarit të Përgjithshëm të OKB…

TË FUNDIT

PERSONAZH – Martin Camaj, 31 vjet mungesë fizike por vazhdimisht e përherë më i vlerësuar për veprën e tij
  • Dossier

PERSONAZH – Martin Camaj, 31 vjet mungesë fizike por vazhdimisht e përherë më i vlerësuar për veprën e tij

2 weeks ago
DOSSIER NGA ANILA DUSHI – “Nga Musai, Shejnazja e Safetja, te Armer Juka…”, saga e familjes shkodrane që u masakrua…
  • Dossier

DOSSIER NGA ANILA DUSHI – “Nga Musai, Shejnazja e Safetja, te Armer Juka…”, saga e familjes shkodrane që u masakrua…

2 weeks ago
NGA KASTRIOT DERVISHI – Histori spiunësh, “Nderi i kombit” përpunoi “Nderin e kombit”…
  • Dossier

NGA KASTRIOT DERVISHI – Histori spiunësh, “Nderi i kombit” përpunoi “Nderin e kombit”…

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • “Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë, u dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit
  • “Motivim i veçantë biseda me njerëzit e punës në fshat”, Benet Beci takim me fermerë e blegtorë në Stom Golem

TË FUNDIT

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…
  • Aktualitet

“Mirënjohës për mikpritjen dhe besimin”, Benet Beci takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve dhe pasardhësit…

8 hours ago
BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…
  • Aktualitet

BBVIP – Top Channel “sulmon” llogarinë e Luizit në Instagram, detyron të fshijë foto e video me logon e tij, shtohen fansat…

12 hours ago
FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…
  • Kryesore

FOTO – Mirel Josa përshendetet me Vllazninë, Xhaferi prezanton Miloti- Sinani dhe menjëherë në stërvitje…

12 hours ago
VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…
  • Aktualitet

VIDEO – Besimtarët myslimanë nisin muajin e madhërueshëm të Ramazanit, myftiu imam Muhamed Sytari jep mesazhin e tij…

16 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.