NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

VIDEO – “Forca! Jeni krenaria jonë”, ministrja Manastirliu publikon pamjet e mjekëve shqiptarë që nisën punë në Itali

Ekipi shqiptar i mjekëve dhe infermierëve që u dërguan në Itali, kanë filluar sot punënë në Spitalin e Breshias. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, ndërsa ka postuar edhe një video ku drejtori i spitalit dr.Mauro Ricca i ka mirëpritur e falenderuar për kontributin në këto ditë të vështira.


“Me energji dhe entuziazëm kanë nisur punë sot në spitalin civil të Breshias ekipi i infermierëve shqiptarë, krah stafit mjekësor italian Drejtuesi i spitalit dr.Mauro Ricca i ka mirëpritur e falenderuar për kontributin në këto ditë të vështira. Forca Jeni Krenaria Jonë”, shkruan Manastirliu.